October 16, 2021

Kurti fton në takim opozitën

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë, thuhet në një komunikatë për media.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *