January 13, 2022

Kurti i ofron Vuçiqit 3 libra, ai i refuzon

Shpërndaje lajmin

Gjatë takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte përgatitur si dhuratë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, 3 libra, të cilat shpalosin historinë e dhimbshme të shqiptarëve dhe vuajtjet nga Serbia.

Mirëpo këto libra u refuzuan, shkruan Albinfo.ch.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë, prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, ka shkruar Kurti.

Siç shihet në fotografitë e publikuara nga Kurti, librat i janë ofruar Vuçiqit në dy gjuhë, përkatësisht në gjuhën serbe dhe angleze.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *