Kurti i përgjigjet Borrell-it për alarmin për situatën në veri

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur shefit të diplmacisë evropiane, Josep Borrell për alarmin për arrestimet në veri dhe marshimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Kurti u shpreh se përhapja e panikut dhe pretendimet e rreme ndezin tension dhe ndihmojnë ata që synojnë të eskalojnë.
“Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar Kurti, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është nën alarm për shkak të situatës në veri të Kosovës.
“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime të jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar ai në Tëitter, përcjell albinfo.ch.
Të premten në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës arrestoi një serb nën dyshimin për përfshirje në sulm e rrezikim të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kreu marshin kondicional në Mitrovicë të Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *