Kurti: Jemi të gatshëm t’i adresojmë shqetësimet e mediave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Qeveria e udhëhequr prej tij është e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave.
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kurti ka shkruar se jemi në një kohë të dezinformimit të madh.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh që përdoret si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai në “X”.
Kosova ka pësuar rënie për 19 vende në indeksin e Lirisë së Shtypit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij” të premten gjë që ka nxitur kritika të shumta ndaj ekzekutivit.