Kurti: Ka filluar përgatitja e padisë kundër Serbisë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për media pas takimit bilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE), tha se janë duke punuar në përgatitjen e padisë kundër Serbisë.

Kurti po ashtu tha se kanë kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë, për të cilën tha se do t’i marrë kohë.

“Kemi filluar me përgatitjet e para ndaj Serbisë për padi për gjenocid. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marrë kohë përgatitja e kësaj padie”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se në dialogun me Serbinë janë duke i trajtuar çështjet në thelb të saj.

Kurti gjithashtu tha se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por siç u shpreh ai, nuk është pesimist për këtë.

“Kam shpresë se nëse i diskutojmë qysh në fillim sinqerisht dhe seriozisht çështjet kryesore, me siguri që nuk ka vend për skepticizëm. A do të jetë vështirë, sigurisht që do të jetë, nuk jam pesimist, pasi po i trajtomë gjërat qysh në thelbin e tyre. Presidenti Biden ka kërkuar njohje të ndërsjellë dhe aktualisht kemi mosnjohje të ndërsjellë. Serbia nuk e pranon Kosovën dhe Kosova nuk e pranon Serbinë dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *