Kurti: Ministri i ri i Shëndetësisë nuk do të jetë nga Vetëvendosja

Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në paraqitje në media ka konfirmuar se shumë shpejt do të emërojë ministrin e ri të Shëndetësisë. Duke mos zbuluar emrin, Kurti ka bërë të ditur se ministri që do të emërohet nuk do të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.

“Është çështje ditësh kur unë do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë. Nuk do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë nga shëndetësia”, tha Kurti.

Emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë vjen pas dorëheqjes së ish-ministrit Arben Vitia, i cili iu përvesh garës zgjedhore për të parin e Prishtinës.

 

Komento

Recent Posts