Kurti në Greqi, flet me zyrtarët atje për situatën në veri të Kosovës

0
Shpërndaje lajmin

Në kuadër të qëndrimit të tij në Athinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me takimin e radhës me Ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.
“Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan gjatë takimit. Synimi ynë është fuqizimi i raporteve tona e ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Greqinë”, njofton Qeveria e Kosovës.
Palët diskutuan rreth rrugëtimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian si dhe angazhimin e konstruktivitetin e vazhdueshëm të Kosovës ë procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
“Kryeministri Kurti foli dhe mbi bashkëpunimin me KFOR-in në patrullimin e kufirit verior e situatën e sigurisë në vend, një muaj pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *