Kurti nis vizitën në SHBA

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Gjatë qëndrimit në ShBA, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, njoftojnë nga Zyra e Kryeministrit
Bëhet e ditur se sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Nga 11 marsi i e deri me 5 maj, afërsisht brenda harkut kohor prej një muaji  e gjysmë,  rajoni ka pasur zhvillime e vizita të shumta. Edhe mesazhet që u dhanë ishin të qarta.
Me 11 mars në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare, ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Për ne nuk ka më  pikëpyetje dhe na duhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, tha ajo në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.