Kurti: Opozita të bëhet gati për zgjedhje, ne jemi gjithmonë gati

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje së shpejti, përcjell albinfo.ch.
Ai në një deklaratë të shkurtër para mediave tha se ata gjithmonë janë gati për zgjedhje, mirëpo siç tha ai opozita duhet të bëhet gati.
“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati deri në fund… Për mua ka qenë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare të ngujuara”, tha ndër të tjera Kurti.
Ditëve të fundit kryeministri ka intensifikuar takimet me liderët partiakë për të biseduar rreth agjendës legjislative.
Ata po ashtu kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *