Kurti për mediat e huaja: E quan të padrejtë dhe padobishme deklaratën e Blinkenit

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përditshmen britanike Guardian për dhunën në veri ka fajësuar banda fashiste të cilat sipas tij janë të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.
Ai ka folur edhe për deklaratën e ashpër të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit.
“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”/albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *