Kurti, për “Standard”: Shqetësues, neutraliteti i Perëndimit në raport me “neutralitetin” e Serbisë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk beson se Serbia është e interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën, transmeton albinfo.at. Në një intervistë për gazetën “Standard” (botimi i së enjtes), Kurti i referohet ndikimit rus në Beograd.
“Serbia ka një vit që është një “gubernija” ruse, d.m.th. provincë”, thekson ish-aktivisti i majtë dhe ish lideri studentor.
“Por ajo që më shqetëson më shumë është neutraliteti i Perëndimit demokratik në krahasim me neutralitetin e pretenduar të Serbisë”, vazhdoi Kurti.
Vitin e kaluar, Serbia bëri marrëveshje të rëndësishme me Rusinë në lidhje me “furnizimin me gaz të lirë  rus” dhe “koordinimin e politikës së jashtme”. Përveç kësaj, politikani më i fortë prorus serb, Aleksandar Vulin, është emëruar në krye të shërbimit sekret serb, thotë Kurti për gazetën.
Që nga viti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative rreth Kosovës, vazhdoi Kurti, transmeton albinfo.at. Më në fund, në dhjetor, serbët shpërthyen në veri të Kosovës dhe ngritën barrikada pasi ishte arrestuar një ish-polic serb .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *