Kurti: Po fillon një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë që duhet të mos dështojmë që të bashkohemi për të mirën e vendit tonë.
“Të përulur para detyrave që na presin. Ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës. Të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë”.
“Dhe puna fillon tani”, u shpreh ai.
Ndryshe Albin Kurti sot pranoi detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.
Humbled by the tasks before us, we mark the beginning of a new chapter for the people of #Kosova.
Let us disagree and let us debate fiercely for truth and justice, but let us never fail to come together for the good of our country.
And now the work begins. pic.twitter.com/F6RdjuWU4w
— Albin Kurti (@albinkurti) March 22, 2021