April 14, 2021

Kurti: “Pres letrën e Glauk Konjufcës për formimin e Qeverisë”

Shpërndaje lajmin

Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe është deklaruar për media kandidati për kryeministër, Albin Kurti, transmeton albinfo.ch.

Në prononcimin e tij të shkurtër para mediave, Kurti tha se pret ftesën e Konjufcës për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeerisë si mandatar i ardhëshm dhe më pas do të njdekim hapat kushtetues dhe ligjor”, tha Kurti.

Tutje, ai nuk zbuloi emrat e ministrave, ai tha se i di dhe së shpejti do t’i marrin vesh edhe gazetarët.

“Emrat e ministrave une i di dhe së shpejti i merrni vesh edhe ju”, përfundoi ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *