Kurti reagon për rezervat shtetërore: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti foli për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.
Sipas raportimeve të mediave lokale në Kosovë, i arrestuari i tretë është Ridvan Muharremi.
Kurti po ashtu tha se qeverisja e tij “përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20-vjeçare të Kosovës”.
“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit”, tha Kurti.
“Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, shtoi ai.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Arrestohen dy zyrtarë në Kosovë, dyshime për korrupsion dhe abuzime me rezervat
Peter Santo: Duhen hapa të tjerë për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *