November 28, 2021

Kurti: Së shpejti qytetarët e katër komunave veriore do ta paguajnë energjinë elektrike

Shpërndaje lajmin

Kurti, duke iu përgjigjur deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi në seancën e Kuvendit se në bashkëpunim me ZRRE-në, Bashkimin Evropian dhe me partnerë të tjerë, të gjithë edhe ata që jetojnë në pjesën veriore do ta paguajnë energjinë që shpenzojnë.

Kurti shtoi se kritikat kanë qenë të arsyeshme dhe beson se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.

“Sa më shpejt do të vijë dita që të fillojë faturimi edhe atje në veri, sepse është një padrejtësi e madhe ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës, e në veçanti dëmtuesit më të mëdhenj janë pikërisht ata të cilët me qëndrimet tyre kundër Kosovës edhe nuk e paguajnë energjinë elektrike. Dhe, ata që janë konsumatorë të mëdhenj, për interesa të tyre biznesore që shkaktojnë dëm të energjisë, e cila konsumohet e nuk paguhet”, theksoi Kurti.

Që prej vitit 1999 rryma e shpenzuar nga banorët e katër komunave me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok) u është faturuar konsumatorëve të viseve të tjera të Kosovës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *