“Kurti shmangu një kurth”- Kulla: Tryeza e madhe që synon Serbia në 2025 për Kosovën
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se kryeministri Albin Kurti me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokave Manastirit të Deçanit, shmangu një kurth të përgatitur nga Serbia.
Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse Kurti do të kishte vepruar ndryshe, Serbia do e përdorte këtë çështje duke thënë se shtetasit e Kosovës që i përkasin besimit Ortodoks nuk kanë të drejta.
Kulla tha gjithashtu se Serbia po përpiqet që të ulë çështjen e Kosovës, të Bosnjës dhe të Malit të Zi në një tryezë më të madhe në 2025.
Ai tha gjithashtu se Serbia po synon që çështjen e botës serbe ta fusë në një tryezë diskutimesh bashkë me çështjet e tjera që Rusia ka për të diskutuar me Perëndimin, përfshi Ukrainën.
“Rruga për forcimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare, kalon edhe nga zgjidhja e një marrëdhënieje të vështirë, me Kishën Orthodokse, aq më tepër me manastiret që janë të vjetra, si Deçani, Peja, etj. Në momentin që Gjykatë Kushtetuese ja imponon qeverisë, cilado qeveri të jetë do lëshojë dhe ka bërë veprimin më të mençur të mundshëm.
Sepse nuk ësht ënj konflikt që ti mund ta fitosh duke i dhënë të drejtën Serbisë që të abuzojë me faktin që shtetasit e Kosovës që i përkasin besimit fetar Orthodoks nuk kanë të drejta, sepse të drejtat janë fetare. Në ditët e sotme, problemet që ka krijuar Kisha serbe me vendet përreth, nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën, por këto probleme Kisha i ka krijuar edhe në Malin e Zi, edhe në Bosnjë.
Kurti ka bërë mirë që ka shmangur një kurth që ishte ngritur për t’i dhënë një të drejtë qeverisë së Serbisë, për të thënë që qeveria e Kosovës nuk i njeh as të drejtat minimale shtetasve të vetë. Kurti me anë të videos nuk po flet me shtetasit e vetë, por me disa ndërkombëtarë që i kërkojnë të tolerojë akoma ndaj Serbisë.
Serbia po përpiqet që të ulë çështjen e Kosovës, të Bosnjës dhe të Malit të Zi në një tryezë më të madhe në 2025. Pretendon që bashkë me çështjet që Rusia duhet të diskutojë me perëndimin, për Ukrainën, nëse vjen në pushtet Trump, të futet edhe çështja e botës serbe”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA i kujton Serbisë bombardimet e NATO-s mbi Beograd: Kujdes me Kosovën
U denoncua e zhdukur, arrestohen 2 persona për abuzim me të miturën në Kosovë