Kurti: Shqipëria të lobojë sa më shumë për Kosovën në NATO

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar të enjten se Kroacia është shteti i parë që Kosova beson se do të lobojë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
I ftuar në një emision televiziv, Kurti ka thënë se edhe Shqipëria duhet të lobojë sa më shumë për Kosovën.
“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe popull mik edhe në kohën e ish-Jugosllavisë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për ta balancuar dominim e Beogradit. Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendrat të cilat na kanë përkrahur gjatë kohës së okupimit dhe në këtë mënyrë arrinin ta balanconin dominimin e Beogradit. Kroacia është shteti i parë që ne shikojmë nga veri-perëndimi e që është në dy organizatat që ne aspirojmë. Duhet ta pyesim Shqipërinë, shpresojmë që e ka bërë të njëjtën, edhe ajo duhet sa më shumë të avokojë, të lobojë për Kosovën”, deklaroi Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se do të ishte shkurtpamësi dhe papërgjegjësi nëse Kosova nuk do ta kërkonte anëtarësimin në NATO në kontekstin aktual.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Baton Haxhiu: Kurti i ktheu dinjitetin Kosovës për zgjedhjet serbe
Kosova sanksione të tjera Rusisë, Kurti: Në linjë me aleatët ndërkombëtarë
The post Kurti: Shqipëria të lobojë sa më shumë për Kosovën në NATO first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.