November 28, 2021

Kurti: Synimi i Kosovës është NATO dhe BE – kërkojmë përkrahjen e Kroacisë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Plenkoviq është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.

Pas takimit dypalësh, ata i janë drejtuar mediave përmes një konference për media, ku kryeministri Kurti i ka uruar mirëseardhje homologut kroat dhe ka kërkuar që bashkëpunimi shtetëror të vazhdojë mes vendeve.

Kurti ka bërë të ditur se kanë folur për bashkëpunim ekonomik, ku ka thënë se shkëmbimi i përvojave është shumë i domosdoshëm për Kosovën.

“Synimi i Kosovës është i qartë që të bashkohet në NATO dhe të anëtarësohet në BE. Kroacia shembull i qartë”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash, ai ka thënë se duhet të bëjmë progres në integrimin evropian dhe e mirëpresim bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kroacisë.

“Krijimi i urave sa me të mira si për mërgatën që i kemi në shtetin kroat dhe qytetarët kroat që janë në Kosovë”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Plenkoviq do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *