Shpërndaje lajmin

Ai është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore, siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera. Kurti me këtë rast falënderoi mërgatën për rolin e jashtëzakonshëm në të gjitha etapat dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës, si dhe i njoftoi ata për mënyrat e ndryshme sesi mërgimtarët po arrijnë të kontribuojnë për Kosovën nga jashtë vendit, njofton zyra e kryeministrit.
“Mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë. Nga digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla, ishin vetëm disa prej temave të trajtuara që janë të paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kryeministri Kurti e përmbylli takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-së, e duke i inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën dhe jo vetëm, një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *