Shpërndaje lajmin

Në kuadër të qëndrimit në Austri kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi Muzeun Kunsthistorisches në Vjenë.

Atje u shoqërua nga ish-ambasadori austriak në Kosovë, Christoph Weidinger

“Para tre muajve e kishim lënë të takoheshim në Kunsthistorisches Museum në Vjenë me mikun tim, ish ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Carravaggio, Tizian, Rembrandt, Velazquez, Rubens, Bruegel, Vermeer… Para se magjepsja të bëhej marramendje kalonim te piktura tjetër, jo pse i kishim vetëm një orë kohë”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *