April 18, 2021

Kurz uron Kurtin: Austria do ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane

Shpërndaje lajmin

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka uruar Albin Kurtin që është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se Austria do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës në aspiratën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.

“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *