Kusari-Petkoviçit: Kur të jeni gati për njohje reciproke, na njoftoni

Shpërndaje lajmin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është drejtuar Drejtort të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit, Petar Petkoviç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kusari ka deklaruar se kur Serbia të jetë gati për njohje reciproke, edhe Kosova do të jetë gati.
“Kur të jeni gati për një marrëveshje të bazuar në njohje reciproke, ashtu siç jut ha kancelari gjerman dhe ka kërkuar Parlamenti Evropian, na njoftoni, ne jemi gati”, shkroi ajo në Twitter.

When you’re ready @PetkovicPetar for an agreement based on MUTUAL RECOGNITION, as you were told by @Bundeskanzler and were requested by the @Europarl_EN let us know, we are ready!
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) July 10, 2022

Ndërsa, Petkoviç ka reaguar duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon tensione dhe jo dialog midis dy vendeve.
“Kur Mimoza Kusari thotë se kompromisi me Beogradin është i pamundur, kjo do të thotë se Prishtina nuk do të dialogojë! Alternativa e vetme e dialogut dhe kompromisit është tensioni në terren, këtë e dëshiron Albin Kurti”, u shpreh ai.

Kада @mimozakusari каже да је немогућ компромис са Београдом, то значи да Приштина неће дијалог! Једина алтернатива дијалогу и компромису су тензије на терену, то је оно што @albinkurti прижељкује.
Београд ће чувати мир и стабилност, упркос милитантним сновима Приштине!
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) July 10, 2022

Pak ditë më parë, Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet se marrëveshja përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen të ndërsjellë”.
Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes dy vendeve.
Pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën, por PE-ja është institucioni i vetëm që e trajton Kosovën si shtet.
LEXONI GJITHASHTU

Vuçiç: Nuk nënshkruajmë asnjë marrëveshje për njohje me Kosovën
PE-ja miraton rezolutën për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.