Kush do jetë kandidat për kryeministër dhe a do të largohet nëse humb zgjedhjet? Lulzim Basha jep përgjigjen e tij

Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se opozita e bashkuar do të ketë një kandidat për kryeministër dhe është ai.

I ftuar në emisionin ‘Opinion”, Basha tha mes të tjerash se shumë shpejt do të bëjnë publikë strategjinë e opozitës se si do të garojnë në zgjedhje. Sipas tij, një gjë është e sigurt se do të ketë një koalicion dhe një program opozitar.

“Jam unë kandidat për kryeministër. Ky është një vendim i shpallur që vjen jo thjeshtë si vendim politik, por edhe nga vullneti i qytetarëve. Ka një preferencë të qartë që unë të marr përsipër barrën”, tha Basha.

I pyetur nëse do të ikte në shtëpi nëse humb zgjedhje, Basha tha: “Nuk është hera e parë që ballafaqohem me pyetje të tilla. Besoj se jemi duke diskutuar për gjëra më të mëdha. E vërteta është se sot pjesa dërrmues e e qytetarëve duan ndryshim. Dhe arsyet janë të qarta. Edi Rama është larguar. Sfida e vendit dhe e koalicionit nuk është largimi i Edi Ramës sepse ai është i larguar. Sfida e opozitës është të ndërtojë një projekt të mirë që realizon plotësisht potencialet e vendit për zhvillim, pa pretenduar mrekullinë. Shqiptarët kanë të drejtën të dinë çfarë premton ky koalicion se gjërat që do të jenë ndryshe, çfarë mekanizmi do ta garantojë këtë ndryshim dhe cilat janë prioritetet që duhet të përmbushë ndryshimi”


Share

Komente