November 28, 2021

Kush do ta fitojë Prishtinën? Arifaj: Në fund do të tregohet pesha e secilës parti

Shpërndaje lajmin

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të dielën në Kosovë do të ketë rëndësi të veçantë. Analisti Ardian Arifaj thotë se këto zgjedhje lokale kanë rikthyer LDK-në dhe PDK-në si forca që ende kanë peshë dhe e kanë kthyer Vetëvendosjen në një forcë politike të barabartë me të tjerat.

“Të gjitha këto gara, jo vetëm Prishtina, por edhe Prizreni, edhe Gjilani, edhe Podujeva, janë ato peshoret e vogla që në fund do të tregojnë peshën e secilës parti politike në sytë e qytetarëve të Kosovës.”

Arifaj thekson se nëse Vetëvendosje do të fitojë Prishtinën, do të ketë të drejtë ende të thotë se është partia më e madhe, dhe nëse e fiton LDK-ja, atëherë do të ketë të drejtën të thotë se jo vetëm është rikthyer, por është rikthyer si partia më e fortë në Kosovë. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *