Kush do ti fitojë zgjedhjet me 25 Prill? Ilir Meta reagon për herë të parë: Parashikimi im është për …

Share

Presidenti Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Vlorë është pyetur se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

Pa asnjë emër konkret, Meta është shprehur se është i sigurt që do të fitojë populli mbi oligarkinë, ndërsa shtoi se asnjë parti nuk duhet të bëhet strehë e atyre personave që i kanë larguar nga një parti tjetër.
“Sa herë të përmendem në Vlorë do vij të përgjigjem nga Vlora. Unë vij nga një krahinë që si gjeografi është pak larg nga Vlora. Ajo krahinë ka sjellë 3 çeta në luftën e Vlorës, njëra nga çetat ka qenë nga Çepani ku kam lindur unë.
Nëse dikush shpif nga Vlora, do të vij ta jap përgjigjen në Vlorë, për shkak të resperktit që kam për Vlorën.
Vlora është shumë e prekur nga largimi i të rinjve. Po të ishte investuar në mënyrë të mençur në Vlorë, të rinjtë e Vlorës nuk do të ishin larguar.

Nuk është interesi im se si ecën fushata. Për mua është e rëndësishme që fushata të ejtë e bazuar në transparencë, në ndershmëri dhe në debate për të ardhmen dhe problemet më jetike për shqiptarët, dhe kandidatët të jenë njerëz me integritet. E para, të mos preken nga dekriminalizimi dhe asnjë parti të mos bëhet strehë e atyre që pastron partia tjetër.
Parashikimi im për zgjedhjet është triumfi i popullit mbi oligarkinë”, tha Meta.


Share

Komente