Kush është Putin/ Nga “huligan” rrugësh në KGB dhe më pas në krye të Kremlinit

0
Shpërndaje lajmin

Vladimir Putin është në pushtet që prej vitit 2000, më gjatë se çdo lider tjetër i Kremlinit, përfshirë diktatorin sovjetik Joseph Stalin.
Teksa përgatitet për një mandat të pestë si kryetar shteti, 71-vjeçari nuk ka një opozitë përpara dhe pengesat që mund ta ndalin për të mbajtur postin deri në vitin 2036 janë të pakta.
Sërish ishte thuajse një rastësi që ky personazh pak i njohur, ish-agjent i KGB-së, u zgjodh për të drejtuar Kremlinin. Thjesht, ai u gjend në momentin dhe në vendin e duhur, në rrethin e brendshëm të paraardhësit të tij Boris Yeltsin.
Putin lindi 7 vite nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, pas rrethimit të Leningradit, që i mori jetën vëllait të tij të madh dhe që për pak shkaktoi vdekjen e prindërve të tij.
Ai do të kalonte një fëmijëri që do të shënonte pjesën tjetër të jetës. Në moshë të re, ai endej rrugëve dhe përleshej me djem që ishin më të mëdhenj dhe në disa raste më të fortë se ai.
Kur e ka kujtuar jetën e mëparshme në disa raste, ai nuk ka ngurruar ta përkufizojë veten si “huligan” dhe të rrëfejë eksperiencën e tij, e përmbledhur në një rregull të vetme:
“50 vjet më parë, në rrugët e Leningradit mësova një rregull: nëse një luftë është e pashmangshme, sigurohu që të godasësh i pari”.
Pasi studioi në Universitetin Shtetëror të Leningradit, në 1975-n hyri në radhët e shërbimeve sovjetike të inteligjencës, KGB. Ishte një hap i natyrshëm për një të ri të diplomuar në juridik dhe që përshtatej fare mirë me të.
Si oficer i një prej agjencive më të forta në botë, ai pa me sytë e tij se si turma njerëzish bastisën selitë e policisë sekrete të Gjermanisë Lindore. Por kur një grup i vogël njerëzish iu afrua godinës së tij, ai u kujdes që t’i paralajmëronte me pasojat.
Në ditët e sotme, ai vazhdon të mbajë pranë një grup të vogël kolegësh të KGB-së si këshilltarë. I tillë është rasti i Nikolai Patrushev, kryetar i Këshillit të Sigurisë.
Nga 1991-shi, Putin ishte nënkryetar i Bashkisë së Leningradit, por ishte në vitet e fundit të administratës së Boris Yeltsin koha kur ai regjistroi një rritje meteorike.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2000, presidenca e tij është karakterizuar nga një seri ngjarjesh; si mbytja e nëndetëses bërthamore “Kursk”, me 118 marinarë në bord; lufta në Çeçeni për parandalimin e shkëputjes së rajoneve myslimane; ajo në Gjeorgji, që çoi në aneksimin e dy rajoneve separatiste; dhe, më e fundit, pushtimi i Krimesë në 2014-n dhe agresioni tërësor i Ukrainës 8 vite më vonë.
LEXONI GJITHASHTU: 

Escobar: Mbështesim kontributin e Malit të Zi në NATO dhe rrugën e shtetit drejt BE
Osmani: Është arritur dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *