Kush është Yevgeny Prigozhin?

0
Shpërndaje lajmin

Yevgeny Prigozhin ishte personi kyç në luftën në Ukrainë. Ai me ushtrinë e tij private, Wagner – e përbërë nga mijëra kriminelë të dënuar – ndihmuan Vladimir Putinin të kryenin konfliktin më të keq të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë.
Yevgeny Prigozhin është nga Shën Petersburg, qyteti i lindjes së Vladimir Putin. Për herë të parë ai u dënua për vjedhje në vitin 1979 kur ishte vetëm 18 vjeç, pastaj është dënuar me 13 vjet burgim për grabitje dhe vjedhje, nëntë prej të cilave i kreu pas hekurave.
Pas lirimit të tij nga burgu, Prigozhin ngriti një zinxhir biznesesh që shisnin hot-dog në Shën Petersburg. Biznesi shkoi mirë dhe brenda pak vitesh, në vitet 1990 ai hapi restorante të shtrenjta në qytet, përcjell albinfo.ch.
Një nga restorantet e tij, i quajtur New Island, ishte një varkë që lundronte lart e poshtë lumit Neva. Vladimir Putinit i pëlqeu aq shumë sa – pasi u bë president – filloi të merrte atje mysafirët e tij të huaj. Dhe, ka shumë të ngjarë që të dy u takuan për herë të parë.
“Vladimir Putin… e pa që nuk e kisha problem t’u servirja personalisht personaliteteve”, tha Prigozhin në një intervistë. “Ne u takuam kur ai erdhi me kryeministrin japonez Mori”, shkruan Top Channel.
Vite më vonë, kompania e hotelierisë së Prigozhin ‘Concord’ u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, duke i dhënë atij pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”. Firmat e lidhura me Prigozhin fituan gjithashtu kontrata ushqimore fitimprurëse nga shkollat ushtarake dhe shtetërore.
Në 2014, pas pushtimit rus të Ukrainës u panë shenjat e para se Prigozhin nuk ishte thjeshtë një biznesmen.
U raportua se po luftonte forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit. Zakonisht njihet si Wagner – sipas shenjës së thirrjes së përdorur nga një prej komandantëve kryesorë të tij të hershëm.
Grupi mercenar fitoi një reputacion të frikshëm për brutalitetin pasi anëtarët e Wagner janë akuzuar se kanë torturuar një rob sirian, i kanë prerë kokën dhe më pas i kanë vënë zjarrin trupit të tij në vitin 2017. Një vit më pas, tre gazetarë rusë u vranë ndërsa hetonin praninë e Wagner në Republikën e Afrikës Qendrore.
Në vitin 2022, Wagner u akuzua përsëri për vrasjen e një njeriu me vare, për dyshimet se ai kishte “tradhtuar” grupin në Ukrainë.
Prigozhin i përshkroi pamjet e paverifikuara të vrasjes brutale si “vdekje qeni “. Pasi anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan që Wagner të caktohet si një grup terrorist, ai pretendoi se u kishte dërguar politikanëve një vare të njollosur me gjak, shkruan Top Channel.
Për vite të tëra, Prigozhin mohoi të kishte ndonjë lidhje me Wagnerin dhe madje paditi njerëzit që pretendonin se ai kishte lidhje.
Megjithatë, në shtator 2022, ai tha se kishte krijuar grupin në 2014.
SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë vendosur të gjitha sanksione ndaj Wagner, por lejohet të operojë në Rusi, edhe pse ligji ndalon aktivitetet mercenare.
Gjatë kohës sa po vazhdon lufta në Ukrainë, Prigozhin shmangu vëmendjen, zakonisht duke komunikuar me mediat nëpërmjet deklaratave të lëshuara nga kompania e tij e hotelierisë, Concord.
Pas vitesh mohimi të ekzistencës së Wagner-it, më 27 korrik 2022, media e kontrolluar nga Kremlini papritmas pranoi se po luftonte në Ukrainën lindore.
Prigozhin nisi të publikonte në mediat sociale në të cilat ai mburrej me bëmat e Wagner në Ukrainë.
Shumë shpejt marrëdhëniet e Prigozhin me Rusinë u tensionuan.
Ai kritikoi në mënyrë të përsëritur pushtetin më të lartë të Rusisë, pohoi se Ministria e Mbrojtjes e vuri Wagnerin nga uria për municione dhe në një moment madje akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov për tradhti.
Pasi dhjetëra mijëra trupa ruse u vranë në Ukrainë, Prigozhin u lejua të rekrutonte në burgje duke u premtuar kriminelëve të dënuar se do të mund të ktheheshin në shtëpi të lirë dhe me dënimet e tyre të hequra, pas gjashtë muajsh luftime për Wagnerin në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, derisa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.
Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, derisa Putini u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi. Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rusi nga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *