“Kush i kërcënoi shqiptarët?!”, Goxhaj: Serbët do ta përdorin, Kurti ra në kurth

0
Shpërndaje lajmin

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj ka komentuar zgjedhjet e zhvilluara këtë të dielë në Veri të Kosovës.
I ftuar në emisionin “Review” në Euroneës Albania, Goxhaj theksoi se serbët u kërcënuan që të mos bojkotojnë, por sipas tij nuk morën pjesë në zgjedhje as shqiptarët.
Goxhaj shtoi se me referendumin Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në grackë pasi mospjesëmarrjen e shqiptarëve do e përdorin serbët në favor të tyre.
“Serbia prej disa kohësh flet  për çështjen e sigurisë në Veri të Kosovës dhe i bën thirrje të bojkotojnë. I kërcënon dhe më pas serbët bojkotojnë dhe nuk marrin pjesë për shkak se thonë se nuk kanë siguri nga qeveria e Kosovës. Po shqiptarët kush i kërcënoi që të mos dalin? Nesër kjo do të përdoret nga Serbia duke thënë se shiko se dhe shqiptarët ndihen të kërcënuar nga prezenca e madhe e policisë së Kosovës  dhe për këtë arsye ata refuzuan të marrin pjesë në këtë referendum. Këtë do e përdorin serbët. Kurti dhe qeveria e Kosovës ranë në kurth në këtë rast. Referendumi ishte gracka”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Policia e Kosovës e gatshme”, Elshani: Do jemi këtu derisa kutitë të transportohen
Sulm me raketa në Krime, goditet një anije

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *