Kush janë demokratët që iu bashkuan protestës së thirrur nga Meta

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se kushdo është i mirëpritur në protestën që PL ka organizuar në inceneratorin e Tiranës.
Njerëzit kanë nisur të grumbullohen rreth orës 18:00, orari zyrtar i protestës por pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët.
Në mes të protestuesve të thirrur nga PL ishin edhe disa përfaqësues të Partisë Demokratike si deputeti Ervin Salianji, Klevis Balliu, Edmond Spaho, Adriana Kalaja.
Më herët në një prononcim për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, kryetari Ilir Meta tha se çdo qytetar është një zë i fuqishëm për t’i treguar drejtësisë se inceneratori i Tiranës është maja e korrupsionit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

A do t’i bashkohet Berisha protestës së PL, Meta: Është i mirëpritur
Kryemadhi: Koha që qytetarët të shohin të vërtetën e inceneratorit të Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *