Kush janë tre qendërmbrojtësit e Serie A që mund të bëhen pjesë e Man Utd? – Çmimi dhe klauzola e tyre e lirimit
Manchester United është në gjueti për të sjellë përforcime në fazën e mbrojtjes para hapjes së afatit kalimtar veror, dhe është raportuar se është interesuar në tre qendërmbrojtës që momentalisht luajnë në Serie A.
Opsioni më i dukshëm dhe me shumë mundësi më i shtrenjti është Gleison Bremer (Juventus), dhe klauzola e tij e lirimit do të bëhet aktive në verën e 2025. Pas një viti, Bremer do të jetë në dispozicion për shumën e 65-70 milionë eurove.
Siç u zbulua nga gazetari Fabrizio Romano të premten, Bremer nuk do të ketë një klauzolë lirimi të aktivizuar këtë verë, sidoqoftë Juventusi do t’i konsiderojë ofertat për të njëjtin çmim si klauzola e lirimit këtë verë.
Manchester United thuhet gjithashtu se është i interesuar edhe për Giorgio Scalvini (Atalanta) i cili ka mbushur 20 vjet në fund të vitit 2023.
Scalvini cilësohet gjerësisht si lojtar që ka potencialin për të qenë një ndër mbrojtësit më të mirë italian në dekadën e ardhshme.
Ai ka bërë 88 paraqitje në të gjitha garat për Atalantën, po ashtu tetë paraqitje edhe me kombëtaren e Italisë. Është raportuar se Atalanta do të kërkojë të paktën 40 milionë euro për lirimin e itj.
Një tjetër opsion, që do të ishte shumë më i lirë në krahasim me dy të parët është edhe Jhon Lucumi (Bologna), i cili ka tërhequr interesimin e Manchester United dhe Atletico Madridit.
Raportimet e fundit sugjerojnë se Lucumi mund të largohet nga Bologna për shifrën e 20 milionë eurove këtë verë, shumë kjo e cila i konvenon ‘Djajve të Kuq’. /Telegrafi/