Kush janë VIP-at që u gjobitën nga policia/ Nga Ilir Meta tek Arbana Osmani

Share

Çdo emër që është i njohur mundohet që të përcjellë tek fansat e tij një imazh sa më të mirë dhe të rregullt, që është në zbatim të ligjit dhe rregullave që ka shteti. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me “VIP”-at shqiptarë.

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u kthye në një gjobë, që duhet të paguajnë të gjithë të ftuarit që morën pjesë.

Të shumtë ishin emrat e njohur që morën pjesë në 35-vjetorin e aktorit, duke nisur që nga politikanë e deri tek këngëtarë dhe aktorë.

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishin emrat më të lakuar që prej mbrëmjes së djeshme kur dolën pamjet.

Kreu i shtetit dhe kryetarja e një partie opozitare kanë dalë në kundërshtim të ligjit dhe rregullave që janë marrë kundër përhapjes së Covid. Kjo është një rast unik që një president shkel ligjin dhe rregullat e shtetit të vet.

Ndonëse Meta duhet të mbante një pozicion të drejtë dhe të thëriste Këshillin e Sigurisë për të folur dhe menaxhuar situatën e rëndë që është krijuar, ai është i pari që po i shkel rregullat që janë vendosur.

Por pjesë e këtij festimi ishin edhe këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno, pjesë e grupit Three Dots, të cilët në kohë virusi ndezën atmosferën me këngët e tyre.

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako ishin një tjetër çift, të cilët shkelën hapur rregullat që janë vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Ndërkohë që edhe moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj ishin një tjetër dyshe e njohur “rebele”, që nuk kanë pranuar të zbatojnë masat e marra.

Aktori i humorit, njëherësh kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai dhe bashkëshortja e tij Ajlin Petrela nuk mund të mungonin në 35 vjetorin e Bes Kallakut, për shkak edhe të miqësisë që kanë me njëri tjetrin. Virusi nuk u bë pengesë që Isai të udhëtonte nga Erseka drejt Tiranës për tu argëtuar. Ai është një kryebashkiak, një zyrtar që duhet të zbatojë rregullat për komunitetin që drejton, ndërkohë që ai vetë është një nga shkelësit e rregullave që janë vendosur.

Përveç këtyre, pjesë e ditëlindjes së Bes Kallakut ishin edhe familjarët e tij, bashkëshorja Xhensila Myrtezaj, prindërit dhe gjyshja e tij, Ija./CNA.al.

126904918 785933195292542 6333850067035605765 n

126786192 217558813302848 3313806678829182382 n

126465566 170359614802441 2269763737376073398 n

127107425 121517036254732 2583092765626519590 n

 

 

 


Share

Komente