Kush po e kërcënon Gazment Bardhin?

Share

Prej disa ditësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është parë që të lëviz me truproje. Po ashtu këto truproje e kanë shoqëruar edhe pranë ambienteve të Selisë Blu. Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Log.”, Endri Xhafo, i cili sonte publikisht ka shtruar pyetjen se “kush po e kërcënon Gazment Bardhin”?

Kujtojmë se Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhje e 25 prillit në një nga qarqet më problematik për sa i përket rendit, atë të Elbasanit dhe gjatë periudhës së fushatës ai kishte shoqërues madje edhe të armatosur. Por sot kur kanë kaluar shumë kohë nga zgjedhje dhe megjithëse situata duket e qetë, Gazment Bardhi është parë nën shoqërinë e truprojave.

“Të pasurit badygard nuk është ndonjë gjë e madhe është zgjedhje personale.. Por nëse numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvend ndihet i kërcënuar, aq sa të mbajë badygard mua më lind e drejta e pyetjes se kush e kërcënon Gaz Bardhin? Nëse ndihet i kërcënuar a e ka bërë Gaz Bardhi publike autoriteteve ligje zbatuese të vendit. Seriozisht jam i shqetësuar. Fakti që ai ishte numri 1 në Elbasan një nga qarqet më problematik për rendin e mirëkuptoj, Por sot e kam me burime të sigurta dhe vazhdon të ketë. Përse ndihet i kërcënuar? Kush e ka kërcënuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Nëse do vijë në emision uroj që ai t’i përgjigjet kësaj pyetje.” ka thënë gazetari Xhafo.

Kujtojmë se lidhur me faktin se Bardhi shoqërohet nga truproja, ka reaguar edhe gazetarja e politikës Ambrozia Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bardhi dikur mbante dosjet e me draftet e Reformës, ndërsa sot lëviz me badygardë. Po ashtu, ajo shkruan se kur Basha të dalë në pension, rrezik PD-në, do ta drejtojë ai.

“Këto ditë, e gjej veten, duke menduar shpesh për Gaz Bardhin. Studenti i Drejtësisë, që dikur parkonte makinën e Oerd Bylykbashit dhe mbante dosjet me draftet e reformës, sot shkon në seli, i shoqëruar me badigardë. E mendoj, nisur nga shprehja popullore, që gjithmonë ka më keq. Gjasat janë, që kur Lulzim Basha, të jetë 60 – vjeç dhe të dalë në pension opozitar, PD – në do ta drejtojë ai.”-shkruan Ambrozia Meta. /abcnews.al/

Komento

Recent Posts