Kushëririt të Bordhok Planajt iu bë sonte atentat, kush është “kumbari i Shkodrës” dhe si u vra para 1 viti

Shpërndaje lajmin

Dedë Planaj ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në Dobraç të Shkodrës pas një atentati që iu bë bërë mbrëmjen e sotme. Abcnews.al mëson se plagosuri është djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.
Ai që njihej ndryshe si “kumbari i Shkodrës”, u vra më 4 prill pranë banesës së tij. Nga videoja e publikuar aso kohe, shikohet momenti kur autori qëllon në drejtim të makinës së 46-vjeçarit.
Fillimisht drejt makinës së Planajt është qëlluar në ecje ndërsa më pas makina e viktimës është përplasur me një biznes në anë të rrugës, ku sërish autorët kanë qëlluar në drejtim të tij. 46-vjeçari u ekzekutua në makinën e tij tip “Range Rover”. Pista kryesore për rastin është hakmarrja nisur nga dënimet dhe problemet në të shkuarën.
Vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit, një makinë u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes. Gjithashtu brenda makinës tip “Pasat” u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se u përdorën nga autorët për të qëlluar ndaj Bardhok Planajt.
“Kumbari” i Shkodrës është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë subjekt i OFL-së si një person i në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Planaj po ashtu ka qenë edhe në gjykim në dhjetor 2018 për “pastrim parash”, ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘ndërtim pa leje’. Në dhjetor të vitit 2018 Pllanaj u arrestua nën akuzën e “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”.
Pas një hetimi disa mujor, ai prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.
Gjatë hetimeve të kryera asokohe rezultoi se objekti i ndërtuar nga Planaj ishte financuar nga të ardhura që dyshohet që kishin ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që kishte kryer Pllanaj më parë.
Për këtë arsye iu vendos dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për pallatin 10- katësh në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, dhe që kapte vlerën 2 milion Euro.
Në tetor të 2019 Planaj theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte marrë ndaj tij, duke u larguar në drejtim të Lushnjes, aty ku sërish u arrestua Bardhok Planaj nën akuzën e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Emri i Planajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Pllanaj arriti t’i shmangej kapjes.
Duke u kthyer te ngjarja e sotme, atentati ndodhi në afërsi të një karburanti në lagjen Dobraç në segmentin rrugor Shkodër-Koplik.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në këtë zonë dhe në ndihmë pritet t’i vijnë pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë zonë si dhe po merren në pyetje dëshmitarët. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të paditur duke qenë se në zonë ka disa rrugëdalje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe përfaqësues të Prokurorisë së Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *