Kushi në Katedrën e Albanologjisë në Mynih: Krenare për marrëveshjen e arritur

0
Shpërndaje lajmin

Gjatë vizitës në Mynih Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një takim në Katedrën e Albanologjisë të Universitetit “Ludwig-Maximilians” në Mynih, ku diskutoi nga afër me studentë të Masterit në Albanologji dhe Prof. Bardhyl Demiraj, drejtues i kësaj katedre.
Në një postim në rrjete sociale ministrja Kushi shprehet krenare që marrëveshja e nënshkruar për mbështetjen financiare të Katedrës së Albanologjisë, garanton tashmë ruajtjen dhe vijueshmërinë e programit të gjuhës shqipe, si dhe hap dyert për një bashkëpunim më të thelluar në fushën e Albanologjisë me Ministrinë e Arsimit dhe universitetet shqiptare.
Kushi shpreh mirënjohje për të gjithë pedagogët dhe studentët që kanë dhënë kontribut në konsolidimin e këtij programi ndër vite që prej themelimit në vitin 1961 nga Martin Camaj!

LEXONI GJITHASHTU:

Spahiu: Inatet mes tyre dhe bajraktarizmi kanë zvogëluar profilet e Kurtit e Ramës
Debat në studio me studentin e mjekësisë: Duam të ikim, këtu mjeku nuk mbështetet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *