Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës dënon sulmin terrorist

0
Shpërndaje lajmin

Policia e Republikës së Kosovës herët në mëngjesin e të dielës ka vërejtur dy kamionë pa targa që kanë bllokuar hyrjen në një urë në veri të Kosovës. Derisa policia po hetonte, rreth 30 persona të armatosur rëndë, të organizuar nga Serbia, ndër të tjera sulmuan policinë e Republikës së Kosovës me granata dore. Një polic u qëllua dhe dy të tjerë u plagosën. Ky sulm është padyshim një operacion i gjatë dhe i planifikuar mirë. Policia u josh në një pritë.
Personat e armatosur rëndë u barrikaduan në një manastir dhe zhvilluan beteja të armatosura me njësitë speciale të Policisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë publikisht u bëri thirrje dje të armatosurve që të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen. Tashmë ka pasur indikacione të ndryshme se manastiret po përdoren për të ruajtur armë të rënda.
Qeveria e Republikës së Kosovës tash e një kohë i bën thirrje KFOR-it që të ndalojë shndërrimin e manastireve në qendra operative të grupeve ekstremiste të organizuara nga Serbia dhe Rusia. Tani sulmi terrorist i djeshëm dhe barrikadimi i sulmuesve pas mureve të një manastiri tregon se qeveria e Republikës së Kosovës ka pasur të drejtë që ka vënë në dukje këtë keqpërdorim të shtëpive fetare.
Ne e dënojmë këtë akt terrorizmi në termat më të ashpër të mundshëm. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Zvicrës dhe BE-së që jo vetëm ta dënojnë këtë akt terrori ndaj Republikës së Kosovës, por edhe të emërtojnë nxitësit e kësaj dhune brutale. Përgjegjëse për këtë është qeveria serbe.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *