“Ky është një shans i madh për Bashën”/ Shehi: Kandidoj në Tiranë, ftoj Topallin e Patozin të na bashkohen

Share

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së ka folur pas marrëveshjes së firmosur me kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në “Report TV”, Shehi tha se vetë do të kandidojë në Tiranë, ndërkohë që u bëri thirrje edhe Jozefina Topallit e Astrit Patozit që t’i bashkohen.

Pjesë nga fjala e Dashamir Shehit:

Ne e kemi mbyllur në princip që kush ishte ne parlament do të jetë aty. Unë do jem në Tiranë. Se ku do jemi dhe si do jemi nuk kemi mbërritur në këto detaje. Këtu mund të ketë problem PD me LSI-në nëse do dalin me një listë apo me dy lista. Por kjo i takon z. Basha. Ne kemi propozuar edhe në qarqe të tjera por do jenë poshtë në lista. Unë gjykoj që duke u marrë më tepër me këtë punë më shumë bëjmë thashetheme politike sesa politikë në vetvete. Pak a shumë këto punë janë  gati. Unë i bëj thirrje edhe Topallit edhe Patozit që t’i bashkohen opozitës. Dhe rri më shpresën deri në fund që të bashkohen. Uroj që të më dëgjojnë. Unë ia kam shtruar këto edhe z. Basha dhe i shtroj edhe publikisht. Bashkim do të thotë të bashkosh gjërat që mendojnë ndryshe. Ata që mendojnë njëlloj s’ka nevojë t’i bashkosh. Rudina po desh brenda harkut opozitar e ka vendin e hapur. Për mua mirë së të vijë. Se ku kandidon nuk është ndonjë gjë e madhe. Në këtë çështje Berisha nuk është ngatërruar. Do ishte e pafalshme për z. Berisha të ndërhynte në këtë moment. Ndaj nuk besoj se ngatërrohet në këtë lloj teme. Unë do të dëshiroja të merrte rolin e të urtit. Unë mendoj se i duhet parlamentit z. Berisha, qoftë edhe për memorien politike. Atë do ta gjykojë historia. Gjykoj se mund të luajë një rol ende nëse shkon drejt një pozicioni të urtë. Ka ardhur koha për një shef të ri. Vendimet duhet të jenë edhe më kolegjiale. Pushtetin ta kalojmë nga personat te institucionet që fatkeqësisht për 30 vite kjo nuk është bërë. Ky është një shans i madh për z. Basha.


Share

Komente