“Ky është rivali i vetëm i Kurtit”, nënkryetari i LDK: Kryeministri e ka kuptuar

0
Shpërndaje lajmin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albanai ku tha se tashmë kryeministri Albin Kurti shikon si rivale të vetme të partisë së tij LDK-në.
Sipas Hazirit, Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku është kundërshtari i vetëm i kryeministrit Kurti në këto zgjedhje.
“Zoti Kurti po na trajton si rivalin e vetëm, pasi krejt politika në Kosovë, angazhimi në politikën e brendshme ai ka kundërshtime vetëm me LDK. Nga ana tjetër para 3 vitesh e ka parë LDK-në si shpëtimtare. Zoti Kurti ka ndërtuar një metodë pune, pasi për 16 vite në pamundësi për të fituar terrenin, ai ndërtoi logjikën që LDK-në duhet ta fitonte përmes LDK.
Kjo është metodë e zotit Thaçi, në vitin 2008 ai arriti sukses me këtë mekanizëm dhe zonja Osmani u shfrytëzua politikisht pasi në atë kohë kishte edhe pakënaqësi me LDK. Zoti Kurti e ktheu kundër LDK dhe kjo ishte goditja më e madhe ndaj kësaj partie. Por kemi nxjerrë mësime”,-tha Lutfi Haziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *