Laçi “flirton” me finalen e Kupës së Shqipërisë, thyen Teutën në Durrës

Shpërndaje lajmin

Laçi është hakmarrë menjëherë kundër Teutës, pasi e ka mundur me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë që u luajt në stadiumin “Niko Dovana”.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa e nisi ndeshjen me një gol fantastik të shënuar nga Ujka, i cili shtangu vendasit me një gjuajtje nga distanca.
Teuta u kundërpërgjigj dhe mund të shënonte me anë të Qaqit, i cili gaboi pranë portës së kurbinasve. Më pas ishte Hebaj që nuk e devijoi dot një top të hedhur në zonë nga Todorovksi.
Në minutën e 40-të u akordua penallti në favor të durrsakëve nga arbitri Yzeiraj, por me VAR u anulua. Goli i Ujkës mbeti në fuqi në 45 minutat e para.
Kurbinasit e nisën edhe pjesën e dytë me gol, teksa ishte Adeleke ai i cili ndëshkoi skuadrën e Teutës. Durrsakët u munduan të shënonin dhe ia dolën në shtesë me Todorovksin. /h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published.