Lacio bën detyrën ndaj Krotones, bardhekaltërit i afrohen zonës Champions, Imobile barazon rekordin e ish-legjendës bardhekaltër

Share

Lacio ka mundur Krotonen në ndeshjen e javës së 8 të Serisë A. Skuadra bardhekaltër kaloi në avantazh në minutën e 21 me një goditje të bukur me kokë nga Ciro Imobile.

Në pjesën e dytë dhe më konkretisht në minutën e 58, të besuarit e Simone Inzagit dyfishuan shifrat me Angel Korrean.

Sulmuesi Imobile arriti të kapte rekordin e ish-futbollistit të Bolonjës, Xhuzepe Sinjori me 107 gola dhe ndoshet në vendin e dytë të golashëuesve më të mirë të historisë së Lacios në Serinë A.

Me këtë fitore, Lacio ngjitet në vendine  5 me 14 pikë, ndërsa Krotone renditet në vendin e fundit me 2 pikë.

The post Lacio bën detyrën ndaj Krotones, bardhekaltërit i afrohen zonës Champions, Imobile barazon rekordin e ish-legjendës bardhekaltër appeared first on Media .


Share

Komente