Lajçak i gatshëm të mbaj takim për dinarin, kur palët të kenë gatishmëri për marrëveshje

0
Shpërndaje lajmin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i gatshëm të organizojë një takim tjetër mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit, me kusht që ata të tregojnë gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje.
“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si do të ndikojë kjo në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar ai.
Gjatë javës është mbajtur takimi i shtatë i cili temë kishte çështjen e dinarit, por nuk ka pasur marrëveshje nga takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *