Lajçak javën e ardhshme viziton Beogradin

Share

Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të nis menjëherë angazhimin e tij në lidhje me këtë proces.

Siç njoftohet nga mediat serbe, presidenti Aleksander Vuçiq ka konfirmuar se Lajçak javën e ardhshme do të qëndrojë në Beograd.

“Është një hije në jug të Ibrit dhe ne do të duhet të kundërshtojmë, me mjete demokratike politike, dhunën e subjekteve politike shqiptare, të cilat abuzojnë me përfaqësuesit politikë serbë ”, tha Vuçiq.

Vuçiq foli edhe në lidhje me atë se çka pret nga takimi me emisarin sllovak.

“Ne do të flasim për atë që Serbia mund të bëjë, atë që nuk mund të bëjë, atë që dëshiron dhe atë që nuk na shkon ndërmend me çdo kusht,” tha Vuçiq.

Në të njëjtin adresim para mediave, Vuçiq tha se Serbia do të ketë shumë presion nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës./Arbresh.info/


Share

Komente