Lajçak konfirmon takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Shpërndaje lajmin

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas një darke joformale me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se ka mirëpritur mundësinë për një takim me Kurtin dhe Vuçiqin, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Albinfo.ch
“Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Tëitter. Ai ka konfirmuar gjithashtu se takimi zyrtar në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet më 13 maj të këtij viti.
“Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel kryenegociatorësh më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *