Lajçak: Marrëveshjet Serbi-Kosovë gati për t’u nënshkruar

Shpërndaje lajmin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për një takim të një niveli të lartë dhe se disa marrëveshje mes dy vendeve janë gati për t’u nënshkruar.
Deklaratën, Lajçak e dha këtë të dielë gjatë një konference ndërkombëtare të Forumit të 15-të në Dubrovnik.
Në fjalimin e tij, Lajçak nuk bëri me dije se çfarë përfshijnë këto marrëveshje.
Muajin e kaluar, ai njoftoi se Serbia dhe Kosova kishin rënë dakord për miratimin e një udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve energjetike në kuadër të Dialogut të Brukselit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Çdo marrëveshje e arritur mes dy vendeve do të ishte e para e nënshkruar nga të dyja palët që kur Lajçak u angazhua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.