Lajçak pas Davosit: Koha për t’u ripërqëndruar plotësisht në hapat e mëtejmë në dialog

0
Shpërndaje lajmin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas angazhimeve në Davos, e ka quajtur javën e kaluar, të vështirë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka deklaruar se pavarësisht zhvillimeve dhe aktiviteteve tani është koha për dialogun Kosovë-Serbi.
“Si gjithmonë, Davos u tregua një platformë e çmuar për t’u lidhur me miqtë, kolegët, partnerët dhe liderët nga rajoni dhe më gjerë. Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale. Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda ‘flluskave’ globale të mendjeve, tani është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *