Lajçak, pas Kosovës, pritet të vizitojë Serbinë, për përgatitjen e takimit të radhës
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të zhvillojë vizitë në Beograd lidhur me takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Pas forumit, vizitova Kosovën në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel. Me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi edhe në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.