Lajçak takon Bislimin në Bruksel, më vonë pritet takimi edhe me Petkoviç

0
Shpërndaje lajmin

Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas burimeve te Euronews Albania, ndërmjetësuesi evropian i procesit, Mirosllav Lajçak, ka takuar kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa më vonë pritet të takojë edhe delegacionin e Serbisë, të kryesuar nga Petar Petkoviç.
Takimi i përbashkët trepalësh nuk është ende e sigurt se do të ndodhë, kjo mbetet për t’u parë pas përfundimit të takimit Lajçak-Petkoviç
Bashkimi Evropian paralajmëroi një ditë më herët se do të shtojë trysninë mbi dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur një vit më parë për normalizimin e marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *