Lajçak: Vuçiç dëshmoi përgjegjshmëri dhe vullnet për vendime të vështira

Shpërndaje lajmin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.
“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak, shkruan REL.
“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai.
Emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, pas takimit që patën në Prishtinë.
Veç Lajçakut, në takim me Vuçiçin, morën pjesë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Francës, Emmanuel Bonne, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe Francesco Talon, këshilltar i kryeministres së Italisë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Lajçak pas takimit me Kurtin: Prisnim më shumë mirëkuptim për planin franko-gjerman
Nis takimi i Kurtit me Escobar, Lajçak dhe zyrtarët e lartë të BE-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *