Lajçak zbardh takimin me Kurtin: Diskutime për veriun e Kosovës dhe energjinë
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak shprehet se në takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutuan për marrëdhëniet me Serbinë, për situatën në veri të Kosovës dhe për energjinë.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm ranë në sy në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, shprehet Lajçak në një postim në Twitter.
Vizita e Lajçakut në Kosovë u zhvilua një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajçak tha se me Vuçiçin diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve në institucionet në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti takohet sot me Lajçakun në Prishtinë
Michel: Po bëhet përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën
Akuzat e Molliqajt: Si presidentja Osmani po kërkon komb kosovar dhe jo shqiptar