Lajm i keq për Napolin, Amir Rrahmani kthehet te skuadra italiane, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve dhe infektohet me Koronavirus

Share

Lajm i keq për Xhenaro Gatuzon. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Mbrojtësi shqitar luajti me kombëtaren e tij tre sfidat, miqësoren në Elbasan me Shqipërinë si dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve, transfertën ndaj Sllovenisë dhe së fundmi ndeshjen me Moldavinë.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Napolit në rrjetin e saj zyrtar në ʺTwitterʺ ku konfirmon infektimin e mbrojtësit kosovar:

”Pas tamponit të kryer këtë mëngjes, pas kthimit nga ekipi i tij kombëtar, Amir Rrahmani doli pozitiv ndaj Covid-19. Lojtari, i cili nuk ka rënë kurrë në kontakt me grupin e ekipit, do të vijojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij.”- shkruhet në njoftimin e Napolit.

Mbrojtësi mban shiritin e kapitenit te Kosova, por tek Napoli ende s’ka debutuar zyrtarisht. Tashmë ai është infektuar me COVID-19 dhe duket se do të mungojë sërish në fushë në Itali.

The post Lajm i keq për Napolin, Amir Rrahmani kthehet te skuadra italiane, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve dhe infektohet me Koronavirus appeared first on Media .


Share

Komente