Lajm i mirë, rriten temperaturat në jugun amerikan të goditur nga moti i ftohtë ekstrem

Share

Një lajm i mirë duket se është rritja e temperaturave në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku deri më tani kanë humbur jetën dhjetëra persona.

Mediat e huaja bëjnë ëme dije se së fundmi duket se ka filluar rritja e temperaturave në zonat e acarit, ku miliona njerëz ngelën pa energji elektrike dhe mes të ftohtit.

Në Teksas, ku miliona njerëz janë paralajmëruar të valojnë ujin para se ta pinë, rritja e temperaturave të shtunën pritet të zgjasë për disa ditë.

Ndërkohë sot Presidenti Joe Biden ka shpallur gjendjen e katastrofës në Teksas, duke urdhëruar agjencitë federale të ndihmojnë në përpjekjet e rimëkëmbjes. Moti i ashpër fajësohet për vdekjen e të paktën 69 njerëzve. Deri të shtunën njoftohet se më shumë se 300 mijë njerëz ende nuk kishin energji elektrike, me shumicën prej tyre në Teksas, Luiziana dhe Misisipi.

Nga ana tjetër guvernatorja e Oregonit, Kate Brown, ka thënë se trupat e Gardës Kombëtare shkuan derë më derë në disa zona për të kontrolluar gjendjen e banorëve. Stuhia e akullt, më e rënda në 40 vjet, shkaktoi ndërprerjen e energjisë për më shumë se 350 mijë banorë.

Në Xhakson (Jackson) të shtetit Misisipi, pjesa më e madhe e qytetit me rreth 161 mijë banorë nuk kishin ujë të rrjedhshëm.


Share

Komente